ARKATANA

Pacolli lobon për Kosovën në New York

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka qëndruar në New York këto ditë ku ka zhvilluar takime të shumta të nivelit të lartë, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pacolli ka njoftuar se është takuar me presidentin e Zimbabvesë, Emerson Mnangagwa, të cilin e ka falënderuar për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

I pari i AKR-së ka njoftuar edhe për takimet e tjera që ka zhvilluar me liderë shtetërorë.

FITORJA

“Takova gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones, Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë, George Weah, Presidentin e Botswanës, Mokgweti Masisi, Zvpresidentin e Gambias, Mohamed Jallow, Ministrin e jashtëm, Mahmadou Tangara dhe një delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udhëheqjen e organizatës botërore të të rinjve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai tutje ka thënë se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet, “veçanërisht në situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi ynë”.

“Falënderoj mikun e vlefshëm, presidentin e Republikës se Kenyas, i cili pothuajse çdo ditë më mundësoi të takojë presidentë dhe delegacione të vendeve të ndryshme, ku pata mundësinë të promovojë Kosovën ndërkombëtarisht, duke shfrytëzuar edhe zyrat e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB”.

“Po ashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për t’u dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkëlqim Devolli. Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shumë takime tjera”, ka përfunduar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.