ARKATANA

Pacolli: Ligji anti-COVID duhet të vijë urgjentisht në Kuvend, nuk fitohen poena politik duke fajësuar njëri-tjetrin

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kërkuar që në Ligji për pandeminë të shkojë në Kuvendin e Kosovës urgjentisht.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ashtu siç po kërkon kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ky ligj duhet të shkojë në sallën e Kuvendit për tu miratuar dhe sipas tij politikanët duhet t’i lënë anash sherret mes vete dhe të tregohen të përgjegjshëm.

FIDANISHTJA

“Ligji anti-COVID duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit ashtu si e kërkon Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Le t’i lejmë mënjanë sherret, llogaritë kur COVID-19 është ulur këmbëkryq dhe mes deputetëve. Ta përkryejmë nëse është nevoja, por të jemi të përgjegjshëm. Pandemia është rasti më i mirë me qenë bashkë politikisht! Nuk fitohen poena politike duke fajësuar shoqishoqin! Ka probleme kushtetuese, financiare, koordinimi që duhen adresuar! Koha nuk pret”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.