GRANDEMALL

Pacolli: Largimi i kosovarëve në favor të propagandës serbe se Kosova është shtet inekzistent

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se largimi i kosovarëve po ndodhë edhe për shkak të bashkëpunimit të mafies së Kosovës me atë të Serbisë. Sipas tij e gjithë kjo po i ndihmonë Serbisë dhe propagandës së saj se Kosova është shtet inekzistent.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit.

Po gëzohët Serbia

Njerëzit kanë ikur, po ikin dhe do iknin jashtë vendit me KËTĒ QEVERI , por dhe me NJË qeveri tjetër që do krijohej nga OPOZITA. Mungesa e shpresës që rrezatojnë të ikurit në fytyrat e tyre, në vendimin për të marrë tërë familjen me vete, lidhet me QEVERINË, po ashtu dhe me OPOZITËN.

GRANDEMALL

Në fakt, sot as kjo qeveri e as kjo opozitë nuk kanë dëshmuar qe benë apo do të benë diçka të mirë për qytetarin. Qytetarët këtë e kanë kuptuar shumë mirë. Serbia, sigurisht se ka lehtësuar me ikjen e njerëzve tanë. Është një bashkëpunim i mafies së Kosovës, me atë të Serbisë, që ka korruptuar policinë e disa vendeve, por jo vetëm.

Pamjet masive të ikjeve i shërbejnë luftës diplomatike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. Me këto ikje, serbija sot po i kontribon qellimit të saj,ta paraqet Kosovën si Shtet inekzistent, jo funkcional dhe liberalizimin e vizave ta bënë gjithmonë e më të vështirë.

A nuk ndihet mirë Serbia se mijëra kosovarë, pavarësisht luftës që është bërë për t’u ndarë, po kërkojnë pasaportat e Serbisë?

A nuk janë këto pamje masive të ikjes, dëshmia kryesore për propagandën serbe se Kosova është shtet i dështuar, i paqeverisshëm, se Perëndimi ka gabuar që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.