UBT

Pacolli: Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të merr vendimin për pezullimin e dialogut.

Muri në Mitrovicë, treni “rus” që po vjen sot në Kosovë, si dhe fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës, sipas Pacollit, janë vetëm disa nga arsyet pse kryeministri duhet të bëjë një gjë të tillë.

FITORJA

“Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë.

Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha vëprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut. Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.