UBT

Pacolli: Krerët e shtetit duhet të shkojnë në veri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se vizitat e përfaqësueseve të institucioneve të vendit në veri duhet të jenë rutinë.

Pacolli në profilin e tij në “Facebook”, duke iu referuar shkrimeve të fundit në medie se krerët e Republikës së Kosovës mund të shkojnë në veri vetëm duke marrë leje në Beograd, ka thënë se ai kur ishte president i vendit ka vizituar veriun dhe nuk e ka pyetur askënd.

Eco Higjiena

“Ditët e fundit gazetat po shkruajnë se krerët e Republikës së Kosovës mund të shkojnë në veri vetëm duke marrë leje në Beograd. Nuk dua ta besoj dhe e konsideroj të papranueshëm këtë lajm. Nëse do të ishte i vërtetë do t`i pyesja seriozisht: si e konsiderojnë liderët tanë atë pjesë të Kosovës dhe kënd e përfaqësojnë ata? Në tri vizitat si president i vendit, në muajin e parë të punës sime në pikat kufitare në veri të Kosovës dhe në qendrat e banuara më së shumti nga qytetarët e etnisë serbe (shikoni fotot), u shfaq fuqishëm shteti ynë, shteti i Kosovës. Unë askënd nuk e pyeta për ta vizituar veriun (Mitrovicën e veriut dhe kufijtë e shtetit në veri). Për mua vizitat në veri të Kosovës duhet të jenë rutinë, asgjë e jashtëzakonshme dhe për to nuk duhet të kërkohet leje prej askujt”, ka shkruar Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.