Fundamenti

Pacolli krahason vetën me Donald Trump: Të gjith ishin kundër meje!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka krahasuar vetën me presidentin amerikan Donald Trump teksa ka komentuar fitoren e kandidatit amerikan përballë kundërshtimeve të mëdha.

Ai ka thënë se Trump ka ardhur në krye të Amerikës pas një fushate që Pacolli e ka quajtur fantastike, dhe ka arritur të fitoj përkundër faktit se e gjithë Amerika ka qenë kundër tij.

Në këtë pikë, Pacolli e ka krahasuar vetën me Trumpin, duke tërhequr paralele me kandidaturën e tij zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2007.

Eco Higjiena

“Unë pak e shoh e shoh vetën në miniaturë me Trumpin, kur kam ardhur në vitin 2007. Të gjithë kanë qenë kundër meje, mediat kundër meje, kam pasur gazetarë që kanë shkruar kundër meje, politikanë e njerëz të tjerë”, ka thënë Pacolli në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini.

Ai ka kritikuar edhe administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, duke e quajtur një “administratë të heshtur” teksa Donald Trumpin e ka cilësuar si një “president i cili do t’i lëvizë gjërat më shpejt”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.