Mobi Casa

Pacolli: Kosovës i është pamundësuar përfaqësimi në Samitin e Sarajevës

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur sot rreth Samitit SEECP në Sarajevë, ka thënë se mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kemi shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit”.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kemi shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit.

Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posapërfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty, por edhe angazhimeve të sinqerta dhe konstruktive që Kosova si shtet i bën në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale. Për fat të keq ky vullnet i yni është keqkuptuar nga ana e kryesuesit aktual të Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës ndërsa qytetarët tanë i siguroj se ne nuk bëjmë kompromise me të arriturat tona si shtet si dhe me perspektivën euroatlantike.

Si edhe gjithmonë, ne do të vazhdojmë ta japim kontributin tonë për zhvillimin e rajonit, gjë që sidomos është dëshmuar këtë vit kur po kryesojmë me tri nisma shumë të rëndësishme rajonale (Fondi i Ballkanit Perëndimor WBF, Zyra rajonale për bashkëpunim të rinisë RYCO, dhe Nisma rajonale për migrim, azil dhe refugjatë MARRI). Njejtë do të bëjmë edhe pas përfundimit të Samitit të SEECP në Sarajevë kur edhe do ta marrim kryesimin me këtë nismë. Ndërsa kur e dijmë se SEECP është krijuar me qëllimin për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon dhe integrimin e plotë të Europës Juglindore në strukturat euroatlantike kjo sjellje ndaj Kosovës si kryesuese e radhës nuk i bën nderë Bosnjë e Hercegovinës”, ka shkruar Pacolli.

FIDANISHTJA

Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

Si pasojë e kësaj Thaçi ka refuzuar që të marrë pjesë në takim.

Në shenjë solidarizimi me Kosovën, pjesëmarrjen në këtë samit e ka anuluar edhe Shqipëria.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ministri në detyrë shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.