Pacolli: Kosovarët këtë vit lëvizin pa viza, Avramopoulos viziton Kosovën në vjeshtë
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për çështjen e vizitës së fundit të delegacionit kosovar në Bruksel duke sjell kështu njoftimin për rekomandim pozitiv për vizat për qytetarët e Kosovës.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo çështje ishte e dirixhuar nga komisionerët europianë pasi theksoi se ishte vet Komisioneri Dimitris Avramopoulos ai i cili ndërroi agjendën e vizitës së tij për në Kosovë.
”Pata thanë edhe në fillim të këtij viti se vera e 2018-të do t’na gjejë me një vendim pozitiv për vizat”.
”Shumë kush dëgjova se do ta kritikojë shkuarjen e krerëve tanë atje. Ne ishim për dy cështje edhe për vazhdimin e dialogut”.
”Liberalizimi është dirixhuar pak a shumë nga europianët”.
”Planifikimi ka qenë që Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos të vijë në Kosovë”.
”Por ai duke ditur për vizitën tonë tha: (Unë vizitën time do ta shtyej në shtator do të vijë kur do ta festojmë arritjen tjetër për vizat). Premtimet e mia dolën në vend. Kemi kaluar një sfidë shumë të madhe”, shprehet Pacolli.
”Klima është jashtëzakonisht e vështirë”.
”Unë shumë shpresoj që para shtatorit do të kemi edhe miratimin e Parlamentit Europian që ky do të jetë absolutisht pozitiv, është një sfidë tjetër e këshillit e aty është e lejuar fjala e secilit”.
”Deri në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të jenë pa viza bile mund të them se dikush mund të kalojë edhe pushimet e Vitit të Ri jashtë vendit”.