FITORJA

Pacolli: Kosova ka Qeveri dhe opozitë të mbrapshtë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

​Behgjet Pacolli ka mohuar se ai do të jetë kandidat i përbashkët i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.“Bashkëpunimi me subjektet parlamentare aktuale dhe me PDK’në është vije e kuqe e cila nuk tejkalohet”, ka thënë Pacolli për “Epoka e re”.

Ai ka shtuar se lajmet e tilla kanë qëllim dëmtimin e imazhit të AKR’së.

Pacolli ka theksuar se Kosova ka një qeverisje dhe opozitë të mbrapshtë pasi, sipas tij, as ky koalicion qeverisës dhe as kjo opozitë që nga fillimi i mandatit nuk janë marrë me asnjë çështje ekonomike.

Mobi Casa

Kreu i AKR’së ka thënë se izolimi i vendit e ka humbur shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë dhe për këtë, ai ka bërë fajtorë pozitën dhe opozitën.

“Në këtë periudhë rikonsolidimin e AKR’së unë e kam parë si mundësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.