ARKATANA

Pacolli: Kosova gati për t’u bërë pjesë e OKB-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj.

Pacolli këtë e tha në Forumin e Crans Montanas në Gjenevë të cilën e shfrytëzoi për t’iu drejtuar edhe zyrtarëve spanjollë të pranishëm.

“Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me gjenocid në vitin 1999”, u shpreh Pacolli.

Uji Dea

Gjatë fjalimit të tij, Pacolli e njohu audiencën me të arriturat e vendit tonë nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ai ftoi vendet afrikane që ende nuk e kanë bërë, të njohin Kosovën dhe të vendosin me marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.

“Forumi i Cransmontanës, këtë vit me iniciativën tonë do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës”, njoftoi Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.