Uji Dea

Pacolli: Kosova do të përballet me trazira

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, thotë se nëse nuk do të ketë një konsensus gjithëpartiak për zgjidhjen e problemit të demarkacionit, Kosova do të përballet me tensione dhe trazira, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet.

Pacolli thotë se për t’i gjetur zgjidhje Demarkacionit, duhet ndryshuar qasja.

“Besoj se demarkacioni ka zgjidhje, por jo me këtë qasje dhe zgjidhja është atëherë kur ka një vullnet gjithë kosovar, gjegjësisht të gjitha institucioneve që ky problem të zgjidhet. Zgjidhja duhet të ndodhë me këtë situatë siç qeveriset sot siç bëhet politikë sot siç vepron edhe opozita e tanishme problemi i demarkacionit nuk zgjidhet. Demarkacioni do të shkaktojë problem do të shkaktojë trazira, do të shkaktojë edhe zgjedhjet”, ka thënë Pacolli për agjencinë EkonomiaOnline.

GRANDEMALL

I pari i AKR-së ka thënë se Qeveria gaboi kur e nënshkroi marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin.

Por nuk i pëlqen as qasja e opozitës karshi kësaj problematike.

“Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë komisioni, sa i përket Demarkacionit e kam shikuar vetëm nga periferia. Është bërë gabimi që është nënshkruar një dokument me Malin e Zi, ende pa u miratuar në parlamentin e dhe sot nga opozita është duke u shfrytëzua ky gabim në mënyrë drastike, po shfrytëzohet jo për zgjidhje në mënyrë konstruktive por në mënyrë destruktive, ky është realiteti.”, u shpreh Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.