ARKATANA

Pacolli: Koha po ikë, rezoluta për dialogun pret aprovim sa më shpejtë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se rezoluta për dialogun i hap rrugë fuqizimit të pozitës dialoguese të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se rezoluta lartëson frymën kushtetuese dhe vendosmërinë e orientimit perëndimor, strategjik, në partneritet me shtete të fuqishme dhe organizata ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Me nismën për nxjerrjen e rezolutës për dialogun me Serbi, subjektet politike pjesë e koalicionit qeverisës, i kanë hapur rrugë fuqizimit të pozitës dialoguese të Republikës së Kosovës në funksion të arritjes së Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Uji Dea

Përmbajtja e rezolutës krijon mundësi për një strukturë përfaqësuese konsensuale, në përbërje të gjithë spektrit politik shumicë.

Me nxjerrje të rezolutës, partitë hezituese në lidhje me dialogun dhe debatin rreth tij, arrijnë synimin e përbashkët, pozicionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës si epiqendër e filtrimit dhe aprovimit të Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative.

Rezoluta lartëson frymën kushtetuese dhe vendosmërinë e orientimit tonë perëndimor, strategjik, në partneritet me shtete të fuqishme dhe organizata ndërkombëtare. Eliminimi i mundësisë së krijimit të një shkalle të ndërmjetme të pushtetit, dhe i mundësisë së prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës, pozicionon Kosovën në çfarëdo formati dhe konteksti dialogues. Është koha të projektojmë energji të re, dhe nga debati i brendshëm rreth dialogut, të dalim më të fuqishëm se kurdoherë.

Koha po ikë, rezoluta pret aprovim sa më shpejtë! /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.