GRANDEMALL

Pacolli: Koalicioni për Familjen do të vazhdojë të punojë me përkushtim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Koalicioni për Familjen nuk arriti të kalonte pragun zgjedhor për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se i vjen keq që humbi një mundësi e rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes.

Megjithatë, Pacolli thotë se beson fuqishëm që ky koalicion do të vazhdojë punën me shumë përkushtim në mbrojtje të familjes.

Uji Dea

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj votuesve dhe partnerëve të këtij koalicioni, që sipas tij dhanë gjithçka që kishin në dorën e tyre.

“Shpreh mirënjohje të thellë për partnerët tanë të koalicionit, aktivistët që bënë të mundur zhvillimin e një fushate dinjitoze, si dhe kandidatët për deputetë që garuan me përkushtim. Ju keni dhënë gjithçka që ka qenë në dorën tuaj. Nga ana tjetër, më vjen keq që humbëm një mundësi të rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes, dinjitetit dhe traditës sonë, vlera këto që mbrohen edhe nga shoqëritë më demokratike në botë. Besoj fuqishëm se ky koalicion në të ardhmen duhet të vazhdojë të punojë me më shumë përkushtim, sepse familja jonë tradicionale meriton të mbrohet dhe të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.