ARKATANA

Pacolli: Koalicioni AKR, NISMA dhe PD do ta forcojë partneritetin e Kosovës me Perëndimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se po e nisin rrugëtimin e koalicionit fitues të AKR-së, Nismës Socialdemokrate dhe PD-së.

Sipas njoftimit për media, Pacolli në konventen e mbajtur të koalicionit Aleanca Kosova e Re, Nisma Socialdemokrate dhe Partia e Drejtësisë, ku Fatmir Limaj është nominuar për kryeministër të Kosovës ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeverisje që i siguron zhvillim, vendin e merituar në botë, qeverisje dinjitoze, të sinqertë, qeverisje ku çdo qytetar do të kthejë besimin e tij tek lidershipi i vendit.

“Nga këtu inkurajoj mbështetjen tuaj të dashur qytetarë. Me punë profesionale, me respekt ndaj vendit, ndaj detyrës, ndaj institucionit, me sinqeritet, të ndërtojmë një Kosovë të cilën e ka ëndrruar me shekuj secili qytetar”, tha Pacolli.

Ai shtoi se nuk ishte koha e duhur për zgjedhje dhe se sipas tij Kosova ka mbetur mbrapa me shumë dekada, ka mbetur mbrapa shoqërive të civilizuara.

FIDANISHTJA

“Ne kemi humbur shumë kohë. Praktikat tregojnë që partitë mbas zgjedhjeve nuk janë marrë vesh, ne jemi ata që do të shpëtojmë kohë për Kosovën. Koha e fundit është tani që të prodhojmë lajme të mira. Imazhi i Kosovës po shkatërrohet çdo ditë”, vlerësoi kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se Pacolli foli edhe rreth koalicionit me Nismën Socialdemokrate dhe Partinë e Drejtësisë, duke thënë se ky koalicion do të shpalos programin e shpresës dhe ndryshimit për popullin e Kosovës nga sot deri më 6 tetor.

“Punësimi do të jetë tema kryesore, ne do të luftojmë varfërinë duke krijuar vende pune, duke qenë kreativ në implementimin e reformave të ndryshme qeveritare, duke krijuar perspektivë për rinin tonë. Do të forcojë partneritetin tonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara dhe do të fuqizojë shtetin ligjor. Koalicioni ynë është shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme. Ne do t’i japim shpresë popullit dhe do ta shndërrojmë Kosovën tonë në një vend modern dhe të prosperuar. Bashkohuni me rrugëtimin tonë të shpresës dhe pas 6 tetorit do të hapim kapitullin e ri së bashku në Kosovë”, përfundoi Pacolli. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.