Pacolli: Kjo qeveri është për Libër të Ginisit
Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se partia e tij nuk e ka pritur humbjen në zgjedhjet e fundit nacionale, kurse për qeverinë aktuale thotë se duhet të hyjë në Libër të Ginisit për shkak të numrit të madh të ministrave e zëvendësministrave. Pavarësisht fërkimeve dhe akuzave kundërakuzve me Kryeminsitrin, Pacolli thotë se Mustafa është njeri i mirë.Pacolli ka thënë se ai dëshiron “të jetë pjesë e problemeve”, në mënyrë që të marr pjesë edhe në zgjidhjen e tyre.
“E ndiej shpirtërisht se duhet të jem pjesë e problemeve. Unë çdo ditë shkruaj dhe mundohem të lëshoj një informatë me shpresë që dikush do ta analizojë në mënyrë të drejtë. Mundohem që me ato mjete që posedoj, pra me rrjete sociale, keni një mori shkrimesh ku e trajtoj nga një problem”, ka thënë Pacolli, në emisionin “Debat” në RTK.
Pacolli ka thënë se në Kosovë nuk po ndodhë as punësim as rritje ekonomike.
“Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, nuk ka rritje të punësimit. Ne jemi duke shkuar mbrapa. Edhe një herë po them se me krejt çka lavdërohet kjo qeveri, janë të gjitha projekte të qeverisë së shkuar”, ka thën Pacolli.
Ka folur edhe një herë për qeverinë e kaluar. Përsëriti se nuk ka pasur hapësirë për të vepruar.
“E fajësoj shumë partnerin e koaliconit PDK-në, e fajësoj shumë Thaçin që nuk më ka dhënë hapërsië për të vepruar”, ka thënë ai.
“Kjo qeveri është për Libër të Ginisit. Është qeveria me më së shumti ministra e zëvendësministra”, ka thënë Pacolli.
Ai tha për kryeministrin Mustafa se i ka interferuar në miqësinë e tij, duke aluduar në takimin e tyre në shtëpinë e Pacollit parazgjedhjeve nacionale.
“Mustafa ka interferuar në miqësinë time. Ai ka ardhur në shtëpinë time. Une mbetem i paditur dhe nuk i kam ditur intrigat e tyre kurrë. Ai ka qëndruar në shtëpinë time deri pas orës 24:00, që të mos bëja koalicion me një parti tjetër”, tha Pacolli.
Ai tregoi se Mustafa i ka thënë se do të qeverisin bashkë në të ardhmen por që nuk e ka mbajtur fjalën.
Por, Pacolli pas këtyre fjalëve tha përsëri se Mustafa është njeri i mirë dhe nuk i ka bërë asgjë të keqe.


