Pacolli: Kërkuam mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, janë takuar sot me Ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, me ç’rast kërkuan mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai tha se Kryeministri Haradinaj dhe ministri CastNer nënshkruan edhe letrën e qëllimit të mirë, për të thelluar bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe migrimin ilegal.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Sot në Paris se bashku më Kryeministrin Haradinaj takuam ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, me ç’rast kërkuam mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për Kosovën. Kryeministri Haradinaj dhe ministri CastNer nënshkruan edhe letrën e qëllimit të mirë, për të thelluar bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe migrimin ilegal.
Kosova është një partner evropian i Francës dhe ne mbetemi të përkushtuar ndaj idesë së integrimit evropian.
Në këtë frymë, mbështetja e Francës është e rëndësishme në hapin përfundimtar për të arritur lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë ngushtë për ta arritur këtë qëllim.


