GRANDEMALL

Pacolli: Kemi siguruar ndërtimin e hekurudhës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar këto ditë një vizitë në Kazakistan. Në vizitën që e ka bërë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, sipas Pacollit, janë bërë punë të mira. Ai ka thënë se shteti i Kazakistanit është i gatshëm që të investojë në disa projekte në Shqipëri, por njërit prej këtij projekti do t’ia shohë hairin edhe Kosova.

“Është folur dhe ka pajtim për investime të Kazakistanit në bregdetin shqiptar. Aty është diskutuar edhe për ndërtimin e hekurudhës Kosovë- Shqipëri dhe lidhjen e saj me rrjetin ndërkombëtar dhe lidhjen me portin e Durrësit”, ka thënë Pacolli.

Uji Dea

Sipas tij, vizita ku kryeministri shqiptar dhe zëvendëskryeministri kosovar janë takuar me presidentin dhe kryeministrin e Kazakistanit, ka rezultuar me krijimin e një grupi ekspertësh të shtetit kazak, grup që do të merret me investime në Shqipëri.

“Ka qenë zyra e presidentit të Kazakistanit e cila ka insistuar që të krijohet një grup i përbashkët ekspertësh që të gjejnë projekte që munden me qenë me rëndësi për dy shtetet. Ne jemi takuar pastaj edhe me kryeministrin e Kazakistanit. Ai ishte i informuar për takimin me presidentin. Aty u formua edhe grupi që udhëhiqet nga ministri i Ekonomisë së Kazakistanit. Ky grup do të nisë dialogun për projekte me palën shqiptare”, ka thënë Pacolli…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.