Uji Dea

Pacolli: Kamenica me fat që zgjodhi AKR-në

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Mijëra qytetarë të Kamenicës e kanë vulosur fitoren e AKR-së me pjesmarrjen masive në tubimin përmbyllës. Kandidati për Kryetar të Kamenicës Fatmir Matoshi në fjalën e tij para të pranishmëve duke krahasuar programin e AKR-së dhe atë rivalëve të tjerë tha, “Tridhjetë ditët e kësaj fushate, takimet që mbajtëm, debatet që patëm dëshmuan se projekti i AKR është i paalternativë dhe fitorja e AKR-së është e pashmangshme. Kam reflektuar disa herë se kush jemi ne dhe kush janë rivalët tanë në këtë garë, po garojmë përballë një kandidati që për 11 vite i bëri shumë dëme kësaj komune i la këta njerëz në varfëri dhe pa përspektivë, po garoj kundër një kandidati që vjen nga partia e kryeministrit i cili në këtë fushatë nuk premtoj miliona në Kamenicë sepse edhe ai vet e di mirë se e ka humbur këtë garë me kandidatin që vetes së vet nuk i siguroj një vend pune në katë vitet e kaluara edhe pse e kërkoj shumë atë, po garojmë përballë një kandidati tjetër që e dhiti vullnetin e votuesve të vet, e dha me qera votën e elektoratit të vet për katër vende pune dhe një rrogë nënkryetari dhe nuk shkoj në punë me muaj të tërë.” Tha kryetari Matoshi i cili vlerësoi se këto alternativa nuk janë ato që i duhen Kamenicës, sepse këta njerëz po garojnë për vete dhe jo për qytetarët e Kamenicës.

Kryetari Matoshi më pas ka dhënë edhe arsyet pse duhet votuar AKR-në në këto zgjedhje. “Unë në këtë garë bashkë me ekipin e AKR-së jemi vetvetja, jemi në këto zgjedhje për të ofruar zgjidhje për problemet e Kamenicës. Rivalët tanë thanë në këtë muaj se do të angazhohen për të sjellë investitor, ne i kemi ata, i kemi investitoret me serioz të mundshëm, i sigurojmë ata se do të jemi lehtësuesit e punës së tyre. Ne dallojmë nga tjerët se kemi vënë edhe shpirtin tonë në punën tonë dhe jemi vënë në ekonomike shërbim të Kamenicës. Dallojmë nga të tjerët sepse jemi të vetmit që kemi projekt konkret për ringjalljen ekonomike të Kamenicës, dhe jemi të rreshtuar prapa një lideri politik të Kosovës dhe një lideri të ekonomisë në Evropë , Presidentit tonë , zëvendëskrymeninistrit të parë të qeverisë së Kosovës zotëri Behgjet Pacollit.” tha Kryetari Matoshi.

Në thirrjen e tij të fundit bërë elektoratit në Kamenicë, kryetari Matoshi tha “Të dashur qytetar të Kamenicës duke pasur këtë ofertë para Jush, dhe duke dëgjuar të tjerët me të njëjtat premtime të rrejshme në 14 vitet e fundit, Ju besoj se do të zgjidhni rrugën e drejtë, do të vendosni për të ndryshuar të ardmen Tuaj dhe të fëmijëve Tuaj.Kt ndryshim vjen me AKR-në në qeverisje , vjen duke votuar numrin 89. Kemi shumë punë për të bërë në këtë vend, na presin shume sfida, jemi të vendosur që të punojmë për qytetarin e Kamenicës. Me përkrahjen Tuaj, me mbështetjen e parezervë të Presidentit Pacolli dhe me ndihmën e zotit, Kamenica nga e hëna do të fillojë ndryshimin e madh.” tha kryetari Matoshi.

UBT

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli e ka uruar popullin e Kamenicës që këtë radhë kanë vendosur ta zgjedhin AKR-në për ti qeverisur, ai ka kërkuar që ata që ishin në pushtet të ndëshkohen me karton të kuq këtë të diele dhe ka premtuar se Kamenica do të jetë model për Kosovën dhe rajonin. “Këtu kanë filluar investimet e para, dhe janë vetëm të parat me AKR-në në këtë komunë do të ketë mijëra vende pune dhe shumë investime të mëdha dhe hapje fabrikash të reja” tha Presidenti Pacolli.

Duke folur për kryetarin e ardhshëm të Kamenicës Presidenti Pacolli tha ” Fuqishëm mbështes projektet që i ka shpalos para jush kryetari i ardhshëm i Kamenicës, Fatmir Matoshi. Ju garantoj se prej datës të së fitores sonë, në Kamenicë do të jetë një rreze e fuqishme dhe ju premtoj se Kamenica do të jetë komuna më e bukur dhe më e zhvilluar në Kosovë, ky është synimi im. Ne do ta bëjmë Kamenicën komunën më të jetueshme, më të bukur në Kosovë dhe rajon, duke filluar prej edukimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të bujqësisë, përmirësimit të shërbimeve për qytetarit, hapjen e institucioneve akademike dhe natyrisht puënsimin. Unë ju garantoj se që nga dita e parë e qeverisjes së AKR-së, në Kamenicë do të ketë punësim për çdo ditë. Ne e kemi në plan, ne e kemi në program, dhe unë garantoj se të rinjtë dhe të rejat e Kamenicë, nuk do të bredhin rrugëve, por ata do të shohin perspektivën. Nuk kam lënë fshat rrugë, fshat e burim a minierë pa vizitu, dhe këto vizita kanë shërby në përpilimin e programin qeverisës të AKR-së për Kamenicës. Investimet në Kamenicë veç kanë filluar dhe ato do të vazhdojnë. Unë jam krenar që kemi kandidatin më të sinqertë, kemi kandidatin më të mirë, kandidati që nuk ka background politik, kandidati që vjen nga shoqëria civile, kandidati që çdo problem të juajin e ka studiuar dhe mësuar. Fatmir Matoshi është pjesë e ndryshimeve. Kryetarët e deritashëm të Kamenicës më 3 nëntor do të marrin kardona të kuq. Fatmir Matoshi, nuk do të jetë vetëm kryetar komune, por do të jetë kryeshërbëtori juaj, ai do të jëtë aty ku është problemi i qytetarit, ai do ta dijë gjithçka që ndodh në komunën e Kamenicës. Në Kamenicë do të fillojmë ndërtimin e shtëpive komunale në çdo fshat me të gjithë ingerencat e komunës”. tha Presidenti Pacolli. AKR prezantoi edhe 29 kandidatët për asamble komunale, ndërsa pas tubimit Presidenti Pacolli dhe kryetari Matoshi ecën në këmbë rrugëve të Kamenicës dhe biseduan me qytetarët./rajonipress/