Fundamenti

Pacolli: Kamenica ka humbur shumë në pesë vitet e kaluara

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Kamenica ka humbur shumë në këto pesë vite të kaluara. Ditët e mira për Kamenicën po vijnë, AKR do të bëjë gjithçka është e mundshme që ta fitoj pushtetin në Kamenicë dhe këtë komunë ta bëjë shembull për zhvillim ekonomik, dhe të qeverisjes së mirë. Ne jemi duke punuar së bashku me zyrtarët e AKR-së dhe miqtë tanë në plane konkrete për Kamenicën. Investimet e mëdha këtu do të fillojnë gjatë kësaj vere ka thënë Behgjet Pacolli.

Dega e AKR-së në Kamenicë në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët, ka zhvilluar një takim në lagjen Malësia. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ministrat Ibrahim Makolli e Fadil Ismajli, kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të lartë të partisë.

Në fjalën e tij para një numri shumë të madh të qytetarëve Presidenti Pacolli ka thënë se në Kamenicë ai është si në shtëpinë e tij. “Kamenica ka humbur shumë në këto pesë vite të kaluara. Ditët e mira për Kamenicën po vijnë, AKR do të bëjë gjithçka është e mundshme që ta fitoj pushtetin në Kamenicë dhe këtë komunë ta bëjë shembull për zhvillim ekonomik, dhe të qeverisjes së mirë. Ne jemi duke punuar së bashku me zyrtarët e AKR-së dhe miqtë tanë në plane konkrete për Kamenicën. Investimet e mëdha këtu do të fillojnë gjatë kësaj vere” tha Pacolli.

Uji Dea

Kryetari i degës Fatmir Matoshi ka thënë se AKR po gjen përditë e më tepër mbështetje tek qytetarët e Kamenicës. “Kemi një ekip të shkëlqyeshëm me njerëz të devotshëm për punë, dhe ky ekip bashkë me mbështetjen që ka nga Presidenti Pacolli dhe investitorët e tjerë do ta bëjë këtë komunë një vend ku jetohet dinjitetshëm, një vend ku lehtë gjenden vendet e punës dhe ku ndërtohet ardhmëri e sigurt për fëmijët dhe familjet tona. Investimet që janë bërë këtu janë më tepër kozmetike dhe të kualitetit më të dobët të mundshëm, prandaj neve na mbetet mjaft shumë punë për të bërë në mandatin që vjen” tha Matoshi.

Programin ekonomik të AKR-së e ka prezantuar nënkryetari Fatmir Krasniqi i cili ka thënë se Kamenica është me fat për përkushtimin e madh që Presidenti Pacolli e ka për këtë komunë. “Presidenti Pacolli i ka dhënë mbështetje të madhe zhvillimit ekonomik të Kamenicës, falë kësaj mbështetje në këtë verë do të fillojnë investime milionëshe në prodhim në Kamenicë, do të hapen shumë vende të reja të punës dhe kjo do ta bëjë Kamenicën komunën më të zhvilluar në vend. Deri më tani flasim për investitorë që vijnë nga Japonia dhe Holanda ndërsa jemi në bisedime edhe për disa projekte të tjera po ashtu në sferën e prodhimit në fusha të ndryshme për të cilët projekte në ditët në vijim do të japim më tepër hollësi. E rëndësishme është që hapi i parë serioz për këtë komunë në sferën e prodhimit të këpurdhave ekzotike do të bëhet realitet gjatë muajve që vijnë ndërsa ky projekt do të gjenerojë me një buxhet më të madh se buxheti i Komunës së Kamenicës” tha Fatmir Krasniqi.

Fjalë rasti rreth vizionit të AKR-së dhe të ardhmes së Kamenicës kanë mbajtur edhe nënkryetarët Zijadin Thaqi e Ruzhdi Basha si dhe sekretari i degës Nebi Sylejmani. Kryetari i nëndegës Blerim Mavriqi ka falënderuar strukturat e AKR-së për angazhimin e tyre si dhe qytetarët e lagjes Malësia për mbështetjen e madhe që po i japin vizionit të AKR-së për Kamenicën e re./rajonipress/