Fundamenti

Pacolli: Kam pasur ofertë edhe nga Thaçi, por e refuzova

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në kohën kur kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka pasur takime me presidentin e AKR’së Behgjet Pacolli, edhe kreu i PDK’së dhe kryeministri në largim Hashim Thaçi, ia ka “zënë” derën.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli.

“Në takimin me z. Mustafa e kemi bërë të qartë se e kemi ndërmend të rrugëtojmë vet. Ka pasur oferta, nuk mund të them se kanë qenë oferta edhe nga LDK’ja. Në kohën kur ka pasur takime, takime ka pasur edhe me z. Thaçi”, ka thënë Pacolli.

“Kur ka ardhur z. Mustafa në shtëpinë time, jam informuar se edhe z.Thaçi është duke pritur për takim”, ka thënë Pacolli.

Pacolli: Unë, kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se po u prinë reformave brenda partisë së tij dhe jashtë saj.

KKVITI

Duke folur në “Zona Zgjedhore” të Klan Kosovës, tha se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“Unë jam në krye të kësaj partie, jam në krye të këtyre reformave dhe do të jem kryemnistër i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Ai ka folur edhe për postin e presidentit, duke thënë se ky institucion, duhet të ndryshojë rrënjësisht.

“Besoj se posti i presidentit nuk duhet të jetë një institucion për të plotësuar dëshirat apo nevojat e dikujt, por të konsiderohet si post serioz, me shumë përgjegjësi, një institucion që punon për ineresat e qytetarëve e jo një objekt talljeje siç ka qenë deri tani.

E kemi parë se ky post duhet të ndryshojë dhe të fuqizohet me votën e qytetarit”, ka thënë Pacolli.