Mobi Casa

Pacolli: Ka ardhur koha që Kamenicën ta udhëheq AKR-ja

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – AKR-ja ka një program që askush tjetër nuk mund ta ofroj. Mu më vjen turp të diskutoj për keqpërdorimin e votave, që është bërë në disa zgjedhje. Vota e qytetarit është e shenjtë dhe e paprekshme. Ne nuk kemi kohë të humbim, ka ardhur koha kur AKR-ja duhet të udhëheq me Kamenicën dhe nuk ka alternativë tjetër tha Behgjet Pacolli.

Dega e AKR-së në Kamenicë, ka prezantuar kandidatin për Kryetar Komune dhe kandidatët për Asamblistë për mandatin e ri katërvjeçar. Prania e një numri të madh të qytetarëve e ka detyruar organizatorin që tubimin ta mbajë jashtë sallës në platon para shtëpisë së kulturës.

Në fjalën e tij Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli tha se sot duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe votën ta drejtojmë aty ku e ka vendin, vendi i votës suaj është AKR-ja, vendi i votës është Fatmir Matoshi, ky djalë i ri, i cili pas disa bisedash që patëm, është ai i cili më së miri e kuptoi synimin dhe programin e AKR-së. “Ai diti që ta realizoi atë më së miri. Mirëqenia arrihet me punë të ndershme. Ai që punon ndershëm dhe ndershmëria arrihet me punë. Këto tipare, i ka kandidati i AKR-së, Fatmir Matoshi. AKR-ja ka një program që askush tjetër nuk mund ta ofroj. Mu më vjen turp të diskutoj për keqpërdorimin e votave, që është bërë në disa zgjedhje. Vota e qytetarit është e shenjtë dhe e paprekshme. Ne nuk kemi kohë të humbim, ka ardhur koha kur AKR-ja duhet të udhëheq me Kamenicën dhe nuk ka alternativë tjetër” tha Pacolli.

Pacolli tha se duhet të rrotullojmë çdo gur, duhet të hapim çdo derë. “Njeriu ynë, është njeri i dinjitetshëm, njeri që më së miri e ka kuptuar vizionin tonë, njeri i cili e flet një gjuhë të cilën asnjë parti tjetër nuk e flet, kjo është gjuha e zhvillimit ekonomik, gjuha ekonomike. Kamenicasve duhet t’iu garantojmë mirëqenie, sigurim për jetën, punësim për familjarët e tyre. AKR-ja ka ndërmarrë shumë iniciativa dhe unë ju garantoj që nëse AKR-ja merr besimin për të udhëheq me Kamenicën, AKR-ja çdo muaj do të hap vende të reja pune. Ju e dini që fabrika tani është në ndërtim e sipër. Ne fabrikën e Karaçevës e duam funksionale, ajo fabrikë duhet të punoj, ajo fabrikë duhet të punësoj njerëz. Unë kam biseduar me investitorët nga anë e mbarë bota. Mbetet që vetëm të finalizohet kontrata dhe të nis me punë fabrika.” tha midis tjerash Preidenti Pacolli.

Mobi Casa

Kandidati i AKR për Kryetar të Kamenicës, Fatmir Matoshi, është shprehur i sigurt për fitore në fjalën e tij. “ Sot po fillojmë epokën e re për Kamenicën, sot po ndahemi nga e kaluara. Për Kamenicën nga sot fillon epoka e ndërtimit të Kamenicës së re, fillon epoka e Behgjet Pacollit, Rruga jonë është rruga e zhvillimit ekonomik të Kamenicës, kjo frymë e ndryshimit të madh për komunën tonë ka filluar të ndihet para disa muajsh kur këtu erdhën investitorët e parë serioz që po ndërtojnë fabrikë për të punësuar qindra qytetarë të komunës sonë. Sot, qytetarët e Kamenicës janë forca dhe shtyllat kryesore të AKR-së, janë njerëzit që duan punë, duan të jetojnë me dinjitet dhe të bëjnë të lumtura familjet e veta” tha Matoshi.

Matoshi tha se nga sot, mijëra njerëz të Kamenicës do të ecin bashkë me ne, bashkë me Presidentin Pacolli, deri në fitoren e madhe të tre nëntorit.“Ditës së ndryshimit për Kamenicën e re. Ndryshimi për Kamenicën përmes AKR-së do të nënkuptojë, hapje të vendeve të punës për qytetarët e Kamenicës, dhjetëra miliona investime në industri, bujqësi e prodhimtari. Ndryshimi që po vjen me AKR-në nënkupton shëndetësi për qytetarin dhe jo shëndetësi për mjekun , proces arsimor për nxënësin dhe në favor të tij dhe jo për arsimtarin, kushte e shërbime për qytetarin dhe jo për zyrtarin e komunës. Ndryshimi nënkupton, heqjen e luksit për zyrtarët komunal, ndërprerjen e shpenzimeve për dreka e darka dhe stimulim të bujqve në vend të saj. Ndryshimi me AKR nënkupton që kryetari i komunës dhe zyrtarët e saj nuk do të japin asnjë arsye që të ndiqen nga prokurorët e gjykatat për korrupsion e hajni. Ndryshimi është kur rinia sheh perspektivë në Kamenicë dhe nuk e braktis atë përditë. AKR është më e përgatitur dhe më e organizuar se asnjëherë më parë për të fituar dhe qeverisur me Kamenicën” tha Matoshi.

Matoshi tha se ekipi ynë është i mobilizuar në ruajtjen e votave të cilat në dy palë zgjedhje AKR-së iu vodhën nga pushtetarët që po pensionohen. “Bashkëqytetarë të nderuar është koha e fundit që Kamenica të nisë një jetë të re përmes një qeverisje të re të udhëhequr nga AKR dhe të mbështetur nga Presidenti Behgjet Pacolli. Bashkëqytetarë të nderuar me qeverisjen e AKR-së Kamenica do të jetë komunë e jetueshme për të gjithë qytetarët, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra. Qytetarë të nderuar qe 14 vite pas luftës ju jeni dëshmitarë të qeverisjeve të udhëhequra nga partitë e shumta në Kamenicë, por AKR ende nuk e ka marrë besimin e shumicës dhe unë ju siguroj sot se AKR do të bëjë kthesën historike në Kamenicë, do të bëjë Kamenicën vend ku qytetarët do të ndihen krenarë me të. Andaj, qytetarë të nderuar nga të gjitha lagjet, fshatrat, ju të rinj që votoni për herë të parë, para se të hidhni votën tuaj më 3 nëntor, mendoni mirë për të ardhmen e qytetit, për të ardhmen e juaj, mendoni për perspektivën, pastaj, votoni AKR-në, votoni numrin 89, votoni për një Kamenicë të re, të udhëhequr nga AKR dhe të mbështetur nga Behgjet Pacolli” shtoj Matoshi./rajonipress/