UBT

Pacolli: Jemi bashkuar për fitore! Kosovën do ta zhvillojmë ne, e jo ata që e shkatërruan!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot në një takim të mbajtur me qytetarët e Prishtinës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkë me kandidatin për kryeministër nga koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, kanë prezantuar para qytetarëve plan programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Presidenti Behgjet Pacolli, me këtë rast tha se ky bashkim i njerëzve të punës ka ardhur nga vullneti i madh për të krijuar një perspektivë më të mirë për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i japin fund keqpërdorimeve në Kosovë me votën e tyre. “Ne jemi bashkuar për fitore, prandaj mos e humbni shpresën, sepse në Kosovë ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien e qytetarëve të saj. Kosovën do ta zhvillojmë ne, e jo ata që e shkatërruan”, ka shtuar Presidenti i AKR-së, duke iu bërë thirrje qytetarëve që me 11 qershor ta votojnë koalicionin AKR-LDK-LD-Alternativa.

Uji Dea

Ndërsa kandidati për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, tha se fitorja e koalicionit garanton që Kosova do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm. “Asnjë koalicion tjetër dhe asnjë subjekt tjetër politik nuk mund t’i ofrojë vendit tonë atë që i ofron koalicioni ynë. Ne e kemi ajkën e intelektualëve, ekspertët më të mirë të të gjitha fushave.”, ka thënë Hoti ndër të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.