Hidromorava

Pacolli: Jam krenar me punën dhe të kaluarën time

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve në media, të cilat e kanë quajtur skandaloze se ai vazhdon të udhëheqë me Mabetex, duke thënë se këto pohime janë skandaloze dhe të pavërteta.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Që nga viti 2007 e sidomos nga viti 2010 (kur jam ngarkuar me poste institucionale) unë u jam nënshtruar dhe funksionoj në përputhje te plotë me ligjet e Kosovës (ashtu siç parashihet për zyrtaret e lartë)”.

Postimi i plotë në Facebook:

“Sot lexova në media për një gjë që dikush nga mediat po e quan “skandaloze” gjoja se unë vazhdoj të udhëheq me Mabetex-in. Unë skandaloze e quaj tendencën ose vullnetin e disave për të pasqyruar gabimisht një të vërtetë.

Fundamenti

Që nga viti 2007 e sidomos nga viti 2010 (kur jam ngarkuar me poste institucionale) unë u jam nënshtruar dhe funksionoj në përputhje te plotë me ligjet e Kosovës (ashtu siç parashihet për zyrtaret e lartë).

Nga ana tjetër jam shumë krenar me punën, aktivitetin dhe të kaluarën time ngase kam arritur të ndërtoj një kompani të njohur dhe të suksesshme globalisht.

Për më tepër, kush është i interesuar mund të hulumtojë, jo nëpër platforma mediatike, por te zyrat shtetërore të dhënave për kompanitë kudo qofshin ato”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.