GRANDEMALL

Pacolli: Jam i tronditur

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës.

Ai ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk e kish imagjinuar Prishtinës si kjo që ka parë sot. Pacolli ka thënë se ndjehet i tronditur me ngjarjet e sotme. /Zëri/

Ky është postimi i tij i plotë:

Mobi Casa

Unë kurrë në jetën time nuk e kisha imagjinuar Prishtinën si kjo që pamë sot. Jam i tronditur thellë. Më dhimbsen shumë policët të cilët nuk kursyen asgjë për të garantuar siguri dhe mbrojtje të pronës. Shpresoj të mos ketë të lënduar nga protestuesit. Unë jam dhe pajtohem me popullin! Kjo qeveri duhet të reflektojë dhe duhet urgjentisht të ndërmarrë hapat e duhur drejt punës dinjitoze e të palodhur në përmirësimin e gjendjes ekonomike të këtij vendi.

Sot është dërguar sinjal i fuqishëm nga Populli. Lerini anash mënyrat si keni qeverisur deri tani, lereni korrupsionin, lerini favorizimet për njerëzit, klanet e bashkëpartiakët tuaj, lereni drejtësinë të punojë e qetë, reduktoni administratën marramendëse e të padobishme që keni instaluar, krijoni perspektivë të njëjtë për të gjithë qytetarët, kthejuni punës së sinqertë e profesionale në dobi, jo vetëm tuajën, por të qytetarëve. Mbroni sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës me çdo kusht. Nëse nuk jeni të aftë për këtë, ju lutem, largohuni. Populli është duke e humbur besimin të ju. Lëshojuni rrugë mënyrave të mbështetura në parimet demokratike.

A po e vëreni se populli nuk po sheh perspektivë për një jetë më të mirë, dhe ju jeni duke e privuar atë nga kjo e drejtë. Populli është duke vuajtur për mbijetesë, për bukën e gojës. Pamjet e sotme tregojnë situatën reale. Kështu nuk ndërtohet shteti, as Republika. Nga ana tjetër, jam tejet i tronditur kur shoh se si shkatërrohet e mira dhe prona jonë, e arritur me sakrifica të mëdha. Si keni shpirt me djeg vendin tuaj? Kush do të marrë përgjegjësi për këtë dëm?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.