Fundamenti

Pacolli: Italia do të mbështes përfundimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në vazhdën e vizitave nëpër kryeqytetet evropiane dhe me qëllim të faktorizimit ndërkombëtarë të Kosovës, sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, vizitoi Republikën e Italisë.

Më këtë rast, kreu i diplomacisë kosovare u prit në një takim të veçantë nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale, selia e Presidencës.

Siç njofton MPJ, numri dy i Qeverisë së Kosovës është siguruar se “Italia me gjithë fuqinë e vet do të mbështet paqësimin e rajonit, për një përfundim të suksesshëm të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe shteti italian do të përkrahë çdo iniciativë, që qon në zgjidhjen e drejtë dhe marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

KKVITI

Tutje, shefi i shtetit italian e garantoi kreun e diplomacisë kosovare, që ai do të përdorë autoritetin e tij institucional edhe tek homologët e tij, që të ndihmojë Kosovën dhe rajonin drejt proceseve të integrimeve euro-atlantike.

Në vazhdim të bashkëbisedimit, Presidenti Italian ka mbështetur pikëpamjet e Zëvendëskryeministrit, Pacolli “se vetëm me zhvillimin ekonomik, investime nga jashtë dhe krijimin e mundësive sa më të shpejta për lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe të mallrave mposhten tensionet politike dhe ndër-etnike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.