RCCOLA

Pacolli: Isha i sigurt se një ditë do të vijë koha e Albin Kurtit, por mbeta i zhgënjyer

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar se ka mbetur i zhgënjyer nga Albin Kurti kur mori drejtimin e qeverisë së tij.

Sipërmarrësi nga Kosova ka treguar për A2 se në kohën kur Albi Kurti mori detyrën asnjë prej liderëve të qeverisë së asaj kohe nuk kishte qenë për t’i dorëzuar detyrën dhe se ishte ai që e realizoi këtë gjë dhe sipas Pacollit, nuk mori asnjë telefonatë falënderimi.

RCCOLA

“Kam qenë i sigurt që një ditë do të vijë koha e Albin Kurtit. Isha ai që votova qeverinë e tij. Votava qeverinë e Thaçit dhe nga karrigia e opozitarit votova dhe qeverinë Kurti. Unë jam demoralizuar nga 52 ditët që qeverisi Kurti. Unë u zhgënjeva jo vetëm nga sjelljet e tij prej meje”.

“Prej 52 ditësh nuk mora asnjë telefonatë prej tij edhe pse unë i dorëzova detyrën. Unë e dorëzova detyrën te ministri i tij në mënyrën më dinjitoze. Unë nuk e votova rrëzimin e qeverisë Kurti dhe më ndodhi diçka e pazakontë ku avioni im nuk u lejua të aterronte në Prishtinë”, tha Behgjet Pacolli.