Fundamenti

Pacolli ia përkujton kryeministrit të Guinea Bisaos: Njohja e Kosovës ekziston, nuk qenke i informuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Guinea Bisao, Umaro Sissoco ka deklaruar se vendi i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e tha gjatë një konference të mbajtur sot në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe.

“Jam i befasuar me situatën sa i përket Kosovës. Vërtetë nuk kam parë asnjë dokument që flet për njohjen e Kosovës”, ka thënë Sissoco.

Lajmin për njohjen e Kosovës nga Guinea Bisao në vitin 2011 e kishte dhënë kryetari i AKR-së, tashmë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

UBT

Madje ky shtet figuron edhe në listën zyrtare të shteteve që kanë njohur Kosovën, të publikuar nga MPJ.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Sissoco, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se si duket kryeministri Sissoco nuk qenka i informuar për këtë gjë.

“Njohja ka ndodhur para 6 viteve dhe nota verbale është në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ky kryeministër është i ri dhe nuk qenka i informuar”, ka thënë Pacolli.

Guinea Bisao ka qenë shteti i 74-të që kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 10 janar të vitit 2011. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.