UBT

Pacolli i thotë Mogherinit se liberalizimi i vizave është vendimtar për perspektivën e të rinjve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë numrit një të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”.

Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, ka ndarë të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin evropian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti.

Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

FIDANISHTJA

Në lidhje me këtë çështje zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për dialog, duke e konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afatizim kohor, përderisa Mogherini ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Perspektiva e përgjithshme evropiane e vendit tonë dhe vendeve të rajonit; përmbushja e reformave të brendshme të vendeve që synojnë anëtarësimin; fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal si ai i Procesit të Berlinit kanë qenë tema të tjera të zhvilluara në kuadër të këtij takimi.

Vizita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në Bruksel është e para qëkur ai pranoi detyrën e tij zyrtare. Gjatë qëndrimit në Bruksel ai ka takuar edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të BE-së nga Parlamenti Evropian, si dhe ishte pritur në selinë qendrore të NATO-s nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.