UBT

Pacolli: I shpenzova vetëm 17.966,63 euro!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar për Radio “Dukagjinin” se nuk qëndrojnë dyshimet e ngritura kohëve të fundit se ai ka shpenzuar shuma të mëdha të parave nga buxheti i Kosovës.

Ai ka thënë se për një vit të aktiviteteve të tij ka shpenzuar vetëm 17.966.63 euro nga buxheti i shtetit. Ndërsa, pjesën më të madhe të aktiviteteve të tij i ka pagur nga buxheti i tij privat.

“Gjithçka që është thënë ditëve të fundit nuk janë asgjë vetëm se të pavërteta dhe spekulime të cilat janë ngritur kundër meje dhe kundër kontributit e angazhimeve të mia – në kuadër të pozitës sime si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Unë dëshiroj që t`ju them të gjithë qytetarëve se për një vit të aktivitetit tim nga buxheti i shtetit kam shpenzuar vetëm 17.966,63 euro. Ndërsa, shumë prej aktiviteteve të mia janë mbuluar nga buxheti im privat”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, “këto spekulime janë një kapitull i mbyllur”.

“Nuk dua të merrem më tutje me spekulimet të mediave të caktuara që po u pengon puna që kam bërë deri më tani në sjelljen e njohjeve të reja për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, shton Pacolli “Nëse çështja e spekulimeve është kapitull i mbyllur, çështja e njohjeve nuk do të jetë asnjëherë e mbyllur dhe unë do të angazhohem në vazhdimësi për të sjellë njohje të reja”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.