RCCOLA

Pacolli i shkruan Kurtit: Presidenti i një shteti po vjen që ta njohë Kosovën, pritet miratimi juaj

/ 2 minuta lexim

Ish-kryediplomati, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shkruar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i një shteti është i interesuar të vijë javën e ardhshme në Kosovë për ta zyrtarizuar njohjen e pavarësisë, shkruan Gazeta Express.

Pacolli ka shkruar në Facebook se ia ka dërguar Kurtit mesazhin e këtij presidenti në WhatsApp dje.

“Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet”, shkroi Pacolli.

Mobi Casa

Ai tha se ka punuar për këtë njohje, për të cilën, sipas Pacollit, nevojitet vetëm miratimi i kryeministrit.

“Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, shkroi Pacolli.

Ai tha se i shkroi publikisht Kurtit, duke e ditur se ai nuk u përgjigjet letrave të tij.