Pacolli i reagon ashpër Buxhovit pas deklaratave në Pressing: Kini frikë nga ata që kanë humbur lidhjen dhe ndjenjat e tyre me Zotin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Historiani Jusuf Buxhovi në “Pressing” në T7 ka deklaruar se në vendin tonë ka islam politik dhe sipas tij “Kosova është mbetje osmane dhe që këtu identiteti kryesor i kësaj popullate është identiteti islam”.Kësaj deklarate i ka kushtuar vëmendje, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke bërë të ditur që nuk është dakord me pikëpamjet e historianit Buxhovi.

Sipas tij, deklaratat e Buxhovit ishin të panevojshme dhe jo-elegante.

“Të thuhet se Kosova është “një mbetje osmane” është një fyerje shumë e madhe për popullin e Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe pasardhësit krenarë të Perandorisë”, pohon Pacolli.

Madje ai ka një mesazh për qytetarët, që të “kenë frikë nga ata që kanë humbur lidhjen dhe ndjenjat e tyre me Zotin dhe Familjen, por jo nga besimtarët dhe ata që vizitojnë kishat dhe xhamitë”.

Uji Dea

Reagimi i plotë i Pacollit:

Në parim, respektoj mendimin dhe shprehjen e lirë, si dhe respektoj njerëzit e ditur dhe profesionistët, por nuk jam dakord me pikëpamjet e historianit Buxhovi dhe mënyrën e tij të shprehjes në lidhje me ndërtimin e xhamive dhe vizitat e njerëzve të devotshëm në to. Këto shprehje ishin të panevojshme dhe jo elegante. Të thuhet se Kosova është “një mbetje osmane” është një fyerje shumë e madhe për popullin e Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe pasardhësit krenarë të Perandorisë. Zotëri Buxhovi, nuk ka absolutisht asnjë problem me “kushtetueshmërinë e politikanëve që vizitojnë xhamitë” ose “ndërtimin e tepërt të xhamive”, ashtu siç thoni ju. Ju lutem,a e dini se çdo qytetar i një shteti të madh demokratik, fillon ditën me “Besojmë në Zot” dhe se Presidenti i kësaj demokracie të madhe, përpara se të fillonë punën në Shtëpinë e Bardhë, shkon për lutje në shtëpinë e Zotit, madje duke u predikuar edhe nga predikuesit e besimit islam.

Kini frikë nga ata që kanë humbur lidhjen dhe ndjenjat e tyre me Zotin dhe Familjen, por jo nga besimtarët dhe ata që vizitojnë kishat dhe xhamitë!