Fundamenti

Pacolli: I pari kërkova që të ndiqen penalisht Dick Marty e Carla Del Ponte

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli shkruan se ka qenë i pari i cili ka kërkuar që të ndjek penalisht Dick Martin dhe Carla Del Pontes për akuzat ndaj Hashim Thaçit.
Pacolli shkruan në Facebook se këshillat e tij nuk janë dëgjuar dhe se tashmë shpreson që Gjykata speciale me ekspertët e saj ndërkombëtar, do të mund të shfajësoj luftën çlirimtare.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook

Gjykata speciale….
Kam qenë ndër të parët që i jam kundërvënë raportit të Dik Martit. Kam luftuar kundër këtij raporti në Zvicër dhe kudo, por nuk më kanë dëgjuar dhe as pranuar këshillat e mia.

I kam kërkuar Autorizim Qeverisë te Kosovës atëherë, Hashim Thaqit dhe OVL që të më autorizojnë në mënyrë që të procedoj juridikisht kundër Carla del Pontes dhe Dick Martit për akuzat ndaj Hashim Thaqit dhe UÇK,në Lugano (aty ku ajo dhe ai jetojnë), ashtu si kërkojnë rregullat juridike. Publikisht kam kërkuar edhe nga kryeministri i kohës Sali Berisha të bashkërendohemi për të ndaluar miratimin e rezolutës që më pas çoi në krijimin e të ashtuquajturit Tribunal special në Kosovë.
Kam shkruar dhe folur shumë për problemet e kushtetutshmërisë së këtij Tribunali, por ai tashmë po bëhet realitet.
E vërteta ndërkohë nuk është bardhë e zi. Ka shumë ngjyra.

Po ashtu ngjarjet në Kosovë, as nuk kanë qenë dhe as nuk mbeten pa lidhje me botën. Sot në botë ka konflikte të përgjakshme, që kanë ngjashmëri me konfliktin e Kosovës.

Hidromorava

Miqtë tanë perëndimorë e pranuan krijimin e kësaj Gjykate, pse ata duan të shfajësojnë Luftën tonë të drejtë çlirimtare, mu nëpërmjet saj. Ndjekja penale e disa individëve nuk domethënë përbaltje e luftës.

Miqtë tanë ndërkombëtarë duan të ruajnë standardin e ndjekjes së krimeve të luftës në të gjithë krahët e konflikteve të armatosur. Ky standard vlen shumë duke pasur parasysh se sot në botë ka ende konflikte të përgjakshme. Shikoni shembull Ukrainën.

Pastaj unë dua të bëj një pyetje: a do mund të procedonim vetë me trupat gjykuese të Kosovës figura politike të një rëndësie të madhe? Jo, nuk besoj.
Ndaj në pamundësi të ndalimit të funksionimit të kësaj Gjykate, ndalim për të cilin unë luftova ndër të parët, le të besojmë tek standardet e larta të drejtësisë perëndimore.

Do bëja dhe një pyetje tjetër, përgjigjen e të cilës dua që ta jepni ju. Çfarë ndodh nëse një parti, individë të caktuar të saj, rrinë disa mandate në pushtet? A mundeni t’i shfronësoni lehtësisht? Jo. Gjykata, prokuroria, mund të ndikojnë pozitivisht nëse ata funksionojnë të lirë dhe të pavarur. Kush më mirë se gjyqtarët e huaj do ta bënte këtë?Sigurisht më mirë se vendorët,këta të fundit nuk kanë as guxim e as garanci për jetën e tyre nëse ata do të procedonin kundër këtyre peshkaqenëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.