Uji Dea

Pacolli i paprekshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës ka formuar të mërkurën një komision disiplinor për drejtorin e Agjencisë, Granit Berisha, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili është suspenduar disa ditë më parë. Por masa të ngjashme nuk po merr edhe ndaj zyrtarëve të lartë politikë.

Berisha ishte suspenduar ditë më parë nga ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Vendimi ishte marrë, pasi ministrja kishte vlerësuar se ky drejtor po tregonte performancë të dobët. Drejtori në suspendim fillimisht kishte rezistuar ta lëshonte zyrën, por ministrja e kishte kërcënuar se do t’ia binte policinë, shkruan “Koha Ditore”.

E në Qeveri është një zëvendëskryeministër që vazhdon të mbajë funksionin, pavarësisht se dokumentet që ka publikuar gazeta e gjejnë në konflikt interesi atë. Është ky Behgjet Pacolli, që në politikë ka hyrë si një biznesmen.

Mobi Casa

Ndonëse ishte zëvendëskryeministër, me një shkresë Pacolli i është drejtuar Michael Widmannit, të cilit ia ka shprehur interesin për blerje të “Hotel Shangri-la”, të ndodhur në Am Schubertring, Vjenë. Në emër të ndërmarrjes që e kishte bërë miliarder, “Mabetex Group”, ofertën për hotelin e kishte bërë dyzet ditë pasi ishte vënë në funksionin e numrit dy të Qeverisë. Mësymjen e kishte shprehur në kohën kur i ishte dhënë fund një problemi ndërmjet Shangri-La dhe Bautraeger Austria Immobilien.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet për këtë rast.

Ndërkaq, për një rast tjetër lëndën e ka dërguar në Prokurorinë e EULEX-it. Pacolli ka qenë duke u hetuar nga kjo Agjenci për konflikt interesi, pasi “Koha Ditore” pati raportuar se si ai vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane, nëpërmjet të cilave ishin dhënë zotime për investime në disa sektorë të këtij vendi afrikan.