Uji Dea

Pacolli i del në krah rektorit Gashi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” i ka dalë në ndihmë rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, i cili ka qenë pjesë e këtij subjekti politik para se të marrë postin e rektorit.

E në të njëjtin status Pacolli, që është edhe zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Kosovës, ka kritikuar kolegët e tij politikanë për atë që e ka quajtur hiperinflacion të titujve akademikë.

“Jam tronditur nga hiperinflacioni i titujve akademikë me të cilët mbushen supet e tyre edhe shumë kolegë politikanë, drejtues institucionesh të gjyqësorit bile të shkalles më të lartë, etj. Këta akademikë fiktivë po prodhojnë kuadro fiktivë dhe po e helmojnë shoqërinë për të nesërmen e shtetit të Kosovës. Me këtë shqetësim po e ndjek dhe protestën e studenteve që janë në të drejtën e tyre. Por nuk duhet të kemi kurban. Rektori aktual nuk duhet të bëhet kurban për gjithë akademikët e rrejshëm të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Më tej zëvendëskryeministri ka propozuar një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar.

Fundamenti

“Duhet krijuar një ekip të urtësh me profesorë të vjetër të viteve 70-ta që të marrin në shqyrtim gjithë rastet e dyshimta të karrierës së përshpejtuar akademike”.

Pacolli ka shkruar edhe për gradën e tij akademike.

“Personalisht kurrë s’jam mburrur me titullin e magjistrit (master) të përkryer në Institutin Mössinger krahas përfundimit të një Universitetit të Hamburgut për Ekonomi ndërkombëtare. Një është e sigurt; viteve të 70-a nuk ka ekzistuar termi shitblerje e titujve akademik. Ndoshta dikush mu për këtë, në media, me quan i pashkollë! Nuk hidhërohem fare se atë titull e kam arritur me djersë e mund, duke qenë i vetëdijshëm se nuk kam aplikuar askund për të qenë ligjërues i gjuhës shqipe (nuk kam studiuar në gjuhën shqipe e nga adoleshenca drejtë nga Mareci kam vepruar jashtë Kosovës, për fat të keq)”, ka shkruar Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.