FITORJA

Pacolli i del në krah Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i AKR-së që është deputet në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri.

Përmes një shënimi në Facebook, Pacolli ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Kurtin në çdo formë që është e mundshme.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

GRANDEMALL

Ndryshe, edhe nënkryetarja e PDK-së i kishte dalë në krah Kurtit pas zhvillimeve të fundit në veri.

Çitaku i kishte reaguar Vuçiqit pasi ky i fundit fajin e kishte hedhur te kryeministri i Kosovës për situatën në veri pas sulmit terrorist./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.