Pacolli i adhuruar nga shumë miq e aktivistë të AKR-së

Gjilan – Behgjet Pacolli sa herë që vije në Gjilan dhe Anamoravë takon edhe miqtë e tij të shumtë, qoftë familjar apo shok e miq të vjetër. Demir Behluli një krijues i madh në çdo tubim e përcjell Pacollin dhe flet në superlativ për shpirtin e tij edhe prej krijuesi.
Demir Behluli një krijues i madh i Kosovës e Gjilanit edhe pse në moshë në çdo hap e ndjek aktivitetin e Behgjet Pacollit. Nuk ka tubim në Gjilan ku ai nuk është i pranishëm, raporton rajonipress.
Demir Behluli thotë për rajonipress se Pacolli pos që ka shpirt politikani prej luftaraku dhe shpirt prej një biznesmeni e humanisti,ai është edhe një shpirt i madh prej krijuesi.”Unë e dua Pacollin dhe e çmojë shumë sepse në situata shumë të vështira ai ka përkrahur artistët, piktorët, krijuesit e aftë e shumë personalitete tjetër nga sfera e kulturës të cilëve u ka dhënë rastin që të plasojnë talentin e tyre jashtë Kosovës” shprehet Behluli.
Krijuesi Behluli thotë se AKR-ja kësaj radhe është shumë më e fuqishme dhe ka shënuar një rritje të madhe nga përkrahësit. “Është gjynah që AKR dhe lideri i saj Pacolli të mos përkrahen. Unë kudo që ndodhem tregoj për suksesin e Behgjet Pacollit sepse suksesi i tij është edhe i yni dhe realisht ai po na përfaqëson shumë këndshëm dhe në mënyrë dinjitoze në të gjitha nivelet e botës” shprehet Behluli./rajonipress/