Mobi Casa

Pacolli: Hoti njeriu me vlera dhe më i denjë për rolin që i kemi ngarkuar!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një tubim me qytetarë, të mbajtur sot në Shtrpce, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të AKR-së për kandidatin e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër të Kosovës, Dr.Avdullah Hoti.

Duke i falënderuar qytetarët e Shterpces për pritjen, Presidenti Pacolli theksoi se, tash pas shumë vitesh e drejta e qytetarëve për mirëqenie do të realizohet.

Presidenti Pacolli me këtë rast tha se Koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, është koalicion i vlerave sepse në vete përmban kuadro të shumta me shkollime të avancuara dhe njerëz të suksesit. “Ne nuk do ta dhunojmë e ta zhvatim shtetin, por do te punojmë me të gjithë potencialin për interesat e qytetarëve të Kosovës” tha Pacolli.

FIDANISHTJA

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme ndaj kandidatit për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, duke thënë se është njeriu më i denjë për këtë përgjegjësi të madhe. “Z.Hoti është njeri i vlerave e i punës, ai do ta ketë përkrahjen time të pa rezervë ne zbatimin e programit tone qeverisës. Prandaj me datë 11 qershor duhet ta certifikojmë këtë njeri që të udhëheqë Kosovën për vitet e ardhshme”, ka shtuar Presidenti i AKR-së.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Dr.Avdullah Hoti, ju bëri thirrje qytetarëve që më 11 qershor t’i bashkohen karvanit të fitores. Ai përmendi bukuritë natyrore të Shterpcës edhe premtoi që do ta shndërrojë atë në vend turistik. “Jeni vend specifik me bjeshke te bukura e me ajrin e mrekullueshëm, këto fshatra malore duhet te shndërrohen ne vendet me te kërkuara turistike” Gjithashtu Hoti ka premtuar zhvillim të blegtorisë dhe bujqësisë, dhe ka shtuar se grantet për bujqit do të dyfishohen.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.