ARKATANA

Pacolli: Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka nderuar “Epopenë e UÇK-së” dhe ka thënë se kjo epope shënon kulminacionin e sakrificës që populli dhe Uçk-ja bënë për lirinë e Kosovës.

Pacolli tha se bota përendimore me këtë rast njohu guximin, sakrificën, flijimin, dhe vullnetin e shqiptarëve për liri dhe shtet.

“UÇK-ja ishte në ballë të kombit, përderisa ajo çfarë gëzojmë sot, ishte besimi i ushtarëve, se kjo tokë e ky vend, përherë ka qenë, është, dhe do të mbetët, amaneti i njerëzve të saj”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Kosovës.

“UÇK-ja u dha fund përpjekjeve për ta çuar Kosovën në autonomi dhe nën sundimin vazhdueshëm serb dhe bëri që populli i Kosovës të luftojë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Pas sakrificës së familjes Jashari, nuk kishte rrugë tjetër veç sakrificës kolektive për atdheun”.

FIDANISHTJA

Pacolli më tej ka thënë se sot është e rëndësishme që ta mbrojmë historinë tonë, të cilën po përpiqën ta ndryshojnë.

“Asnjëherë si sot, është e rëndësishme që të mbrojmë historinë tonë, të mbrojmë narrativën tonë që disa po përpiqen të ndryshojnë duke përndjekur më agjenda të Kremlinit dhe të Beogradit luftën për pavarësi dhe liri nga UÇK-ja dhe udhëheqja e saj dhe duke u dhënë amnisti atyre në Serbi që vranë familjen Jashari dhe mijëra dhe mijëra civilë të pafajshëm. Ne duhet të ngrihemi dhe të stopojmë revizionizmin dhe pa-drejtësitë në Hagë”, ka shtuar më tej Pacolli.

Ai luftën e UÇK-së e ka ndërlidhur edhe me situatën aktuale në Ukrainë, për të cilat ka thënë se janë luftra kundër kundër barbarisë në Evropë

“Epopeja e dhe lufta UÇK-së në Kosovë dhe lufta në Ukrainë sot janë luftë e civilizimit kundër barbarisë në Evropë. Luftë kundër agresionit. Është lufta kundër fashizmit dhe tiranisë!”, ka përfunduar ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.