Eko Higjiena

Pacolli: Gati fillimi i tregut të përbashkët

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka hequr dorë nga ideja për krijimin e një tregu të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka thënë se shumë shpejtë këtë ide do ta prezantojë edhe para kabinetit qeveritar, në mënyrë që të fillojë implementimi i këtij projekti.

Mobi Casa

Pacolli ka thënë se për t’u realizuar kjo ide, e ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe të kryeministrit në ardhje të Shqipërisë, Edi Rama.

“Dy qeveritë, kjo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, duhet të bashkëpunojnë mes vete. Jemi një komb i vogël për të pasur ndarje”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/