FITORJA

Pacolli: Fuqizimi i AKR-së e fuqizon ekonominë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“AKR është shpresa e vetme për qytetarët e Kosovës, fuqizimi i AKR-së do të thotë zhvillim ekonomik i Kosovës. Ne duhet të punojmë ditë e natë që të fuqizojmë AKR dhe ta drejtojmë Kosovën, ta zhvillojmë ekonomikisht atë dhe të sigurojmë një jetë më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët tanë”, është shprehur Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot Ferizajn, në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, ku është takuar me strukturat e partisë në këtë qytet.

Pacolli e ka inkurajuar Koordinatorin e AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, si dhe strukturat e partisë në këtë qytet, që të angazhohen fuqishëm në ngritjen e kapaciteteve të Aleancës Kosova e Re, bën të ditur AKR nëpërmjet një komunikate.

Duke folur për situatën në Kosovë, lideri i AKR-së ka thënë se gjendja ekonomike në vend kërkon masa emergjente në mënyrë që qytetarëve t’ju kthehet shpresa.

FITORJA

Pacolli mes tjerash ka thënë se AKR po fuqizohet çdo ditë dhe po gjen mbështetje veçanërisht tek rinia, e cila është e interesuar për programin ekonomik-zhvillimor të partisë.

“AKR është shpresa e vetme për qytetarët e Kosovës, fuqizimi i AKR-së do të thotë zhvillim ekonomik i Kosovës. Ne duhet të punojmë ditë e natë që të fuqizojmë AKR dhe ta drejtojmë Kosovën, ta zhvillojmë ekonomikisht atë dhe të sigurojmë një jetë më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët tanë”, është shprehur Pacolli, sipas komunikatës.

Numri një i Aleancës Kosova e Re ka thënë se nën qeverisjen e AKR-së, Ferizaj do të shndërrohet në qendër punësimi, e kjo për shkak të kapaciteteve dhe pozitës strategjike që ky qytet e posedon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.