Eko Higjiena

Pacolli flet për vizitën në Hagë: U mërzita më shumë se Thaçi kur u mbyllën dyert dhe ai mbeti brenda

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Pacolli tha se u mërzit kur në fund u mbyllën dyert dhe dolën, ndërsa Thaçi mbeti atje brenda.

Ai tha se ish-presidenti ishte në gjendje jashtëzakonisht të mirë.

Eco Higjiena

“Gjendja ishte jashtëzakonisht e mirë, u ndjente mirë. Po më duket unë u mërzita më shumë sesa ai kur u mbyllën dyert në fund ai mbeti atje dhe ne dolëm. Unë besoj se ai me krenari do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe çdo gjë tjetër ta presim”, tha Pacolli në Kanal 10.

”Kam qenë me e pa zotrin Thaçi atje. Përkundër shumë njerëzve që e kanë fyer zotrin Thaçi dhe e kanë sharë, unë them që është e padrejtë ajo që i ka ndodhur. Ai nuk do të jetë fajtor, do të kthehet mes nesh. Është e padrejtë që këto vite t’i kalojnë huq jashtë familjes, por në një farë mënyre është një mundësi që të tregohet se UÇK-ja ka qenë legjitime dhe nuk ka bërë krime”, shtoi Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.