ARKATANA

Pacolli flet për largim nga koalicioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Koalicioni PAN do ta bojkotojë edhe seancën e sotme të Kuvendit, me ç’rast as dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve nuk po arrin të konstituohet. Por kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se u ka thënë kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurtit nga LVV-ja se nëse brenda dhjetë ditëve nuk merren vesh për formimin e Qeverisë, atëherë qëndrimi i tij në koalicion është i pakuptimtë.

Koalicioni PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës edhe pse e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar.

Ky koalicioni ka kërkuar që të mërkurën e ardhshme të ketë edhe një takim konsultativ mes partive në mënyrë që, siç kanë thënë ata, të enjten ose të premten e javës së ardhshme të caktohet seanca e radhës.

Fundamenti

Në seancën e së enjtes (sot), të thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, pritet të marrin pjesë vetëm deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të koalicionit LAA. Këta të fundit janë shprehur të sigurt se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, i cili deri më tash është kandidati i vetëm zyrtar i këtij koalicionit.

Në anën tjetër kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se u ka thënë kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurtit nga LVV-ja se nëse brenda dhjetë ditëve nuk merren vesh për formimin e Qeverisë, atëherë qëndrimi i tij në koalicion është i pakuptimtë .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.