ARKATANA

Pacolli flet për dialogun me Palmerin: Asgjë më pak se njohje reciproke me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, që do të merret specifikisht me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Matthew Palmer. Pacolli ka thënë se e ka uruar Palmerin për detyrën e re dhe se si një mik i Kosovës ai do të vazhdojë ta mbështetë vendin tonë.

“Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet”, tha Pacolli.

Ndër tjera, ai shtoi se dialogu është një proces i rëndësishëm për mbylljen e kapitullit të errët mes Kosovës dhe fqinjit verior.

“Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

UBT

Tutje, ministri i Punëve të Jashtme tha se njohja reciproke është qëllimi i vetëm i dialogut dhe se e vlerëson rolin që SHBA-ja e ka në këtë proces.

“Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë më pak dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për këtë synim”, u shpreh Pacolli.

Ndërsa në fund, ai shkroi se SHBA dhe Kosova gjithmonë mund të llogarisin në njëra-tjetrën si partnerë të besueshëm.

Metthew Palmer është i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, administrata Trump kërkon me ngulm që deri në verën e vitit 2020 të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë në një marrëveshje përfundimtare. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.