Hidromorava

Pacolli falënderon të gjithë për mbështetjen: Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje

/ 3 minuta lexim

Selim Pacolli ka falënderuar të gjithë qytetarët që përgjatë kësaj fushate i kanë pritur në shtëpitë e tyre dhe ua kanë çelur zemrën për të treguar hallet dhe propozimet që kanë për të mirën e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se fjala “faleminderit” është e vogël për të shprehur mirënjohjen që ka për të gjithë.

“Faleminderit secilit qytetar të Kosovës që kemi takuar, që kemi komunikuar, dhe për ata që na kanë mbështetur, qofshin këto aktivitete, mesazhe apo thirrje të ndryshme që kemi marrë. Kjo mbështetje është ajo që na jep forcë për të vazhduar përpara.

Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje! Pa ju, kjo do të ishte një mision i pamundur, dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për çdo hap që kemi bërë së bashku”, u shpreh ai.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e nesërme, Selim Pacolli bartë numrin 2 në listën e Koalicionit për Familjen.

Ky është postimi i plotë i tij:

Faleminderit nga zemra çdo qytetari që ka besuar dhe kontribuar në Koalicionin për Familjen!

Fjala “faleminderit” është e vogël për të shprehur mirënjohjen që kam për secilin prej jush. Ju keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për një kauzë të rëndësishme, një fushatë dinjitoze dhe të fuqishme, dhe mbi të gjitha, keni menduar për mbrojtjen e Familjes, e cila është themeli i shoqërisë sonë.

Faleminderit secilit qytetar të Kosovës që kemi takuar, që kemi komunikuar, dhe për ata që na kanë mbështetur, qofshin këto aktivitete, mesazhe apo thirrje të ndryshme që kemi marrë. Kjo mbështetje është ajo që na jep forcë për të vazhduar përpara.

Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje! Pa ju, kjo do të ishte një mision i pamundur, dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për çdo hap që kemi bërë së bashku.

Jam thellësisht i emocionuar dhe mirënjohës për besimin që keni treguar, dhe e di që me ndihmën tuaj, do të arrijmë më shumë. Do të bëj gjithçka për t’ju përfaqësuar denjësisht dhe për të mbrojtur çdo interes dhe shqetësim tuajin në Parlamentin e Republikës tonë.

Votoni për Familjen, votoni numrin 129!

Votoni numrin 2 dhe një listë të pasur kandidatësh që janë të përkushtuar dhe meritojnë mbështetje!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.