FIDANISHTJA

Pacolli falënderon Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli pasi që ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi Ambasadoren e Turqisë, ri-konfirmohet mbështetje dhe bashkëpunimi dypalësh
Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Ambasadorja Kiliç ka përgëzuar Ministrin Pacolli, me rastin e marrjes së detyrës së re, duke ri-konfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtarë, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli pasi që ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit.

UBT

Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik në fushat e interesit dy-palësh ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjatë takimit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë reflektuar dhe ri-theksuar vullnetin e dyanshëm për ngritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe në fusha të interesit të përbashkët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.