Pacolli: Është e pandershme nga ana e Thaçit dhe Mustafës të shkohet në zgjedhje pa reformë

Zëvëndëskryeministri dhe Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli vazhdon të insistojë se do të ishte jo e drejtë të shkohet në zgjedhje pa u përmbushur reforma zgjedhore.
Pacolli ka thënë në një intervistë për “Ora News” se ka është “gjë jo e sinqertë nga ana e Mustafës dhe Thaçit” nëse shkohet në zgjedhje pa përmbushjen e reformës.
“Kam frikë se vota e qytetarëve nuk do të shkojë aty ku do të hidhet dhe do të manipulohet. Nga ana e Thaçit dhe Mustafës do të ishte jo e sinqertë nëse shkojmë në zgjedhje pa përmbushjen e reformës”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se në zgjedhje hyn si kandidat i AKR’së për kryeministër të Kosovës.
Pacolli: Do të investoj në Shqipëri
Pacolli në këtë intervistë ka folur edhe për ekonominë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në këtë fushë.
Ai ka thënë se krijimi i një tregu të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një gjë “më shumë se e mirë”.
Ka thënë se do të investoj edhe në Shqipëri.
“Do të investoj në Shqipëri. Nëpërmjet investimeve këtu, synoj kthimin e Shqipërisë në destinacion turistik për botën”.
Pacolli veç tjerash në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e Trepçës, duke thënë se “është shfrytëzuar dhe është vjedhur nga disa njerëz, derisa qytetarët janë varfëruar”.
Intervista e plotë e Pacollit në “Ora News”.