FITORJA

Pacolli është ankuar për kërcënime në AKP, jo në polici

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit se për shkak të përfshirjes në privatizimin e hotelit “Grand” ai është kërcënuar nga persona të panjohur.

Letra e Pacollit, pronarit të “Mabetexit”, drejtuar drejtorit Shkëlzen Lluka, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe gazeta, është e 29 shkurtit 2012.

“Mbrëmë kam pasur një telefonatë anonime dhe kërcënuese që unë t’i harroj ato para, dhe se mbrapa ka njerëz të mëdhenj. Unë duhet të tërhiqem nga kjo kërkesë. Kjo më irriton shumë. Drejtësia në Kosovë është e brishtë dhe nuk funksionon. Ju kërkoj që për këtë të informoni anëtarët e Bordit drejtues”, thuhet tutje në letër informuese që Pacolli e kishte dërguar në AKP.

GRANDEMALL

Në fillim të letrës ai thotë se ky komunikim nuk është zyrtar.

“Karakteri i kësaj letre është informues dhe nuk ka të bëjë me asgjë zyrtare, mbase nga pozita ime nuk dua të veproj në këtë drejtim”, ka shkruar Pacolli.

Ai e ka shpjeguar historinë që lidhet me shitjen e hotelit “Grand”, sidomos mënyrën se si ai e ka mbështetur njërin nga tre blerësit e “Grandit”, Zylqef Berisha, me 5 milionë euro. Më tej ai flet rreth njoftimeve që i ka bërë në AKM, si dhe rreth kontestit pronësor që, sipas tij, është duke vazhduar në Gjykatën Komunale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.