RCCOLA

Pacolli: Ëndrrën e heronjve për Kosovën e lirë dhe demokratike, do ta jetësojmë me vepra

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në një tubim madhështor sot Aleanca Kosova e Re, bashke me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka hapur fushatën zgjedhore në Prishtinë, me ç ‘rast janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit.

I përcjellur nga duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta të mijëra simpatizantëve të pranishëm, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, përbëhet nga një aleancë e njerëzve të suksesit që e duan dijen, përgjegjësinë, vlerat morale dhe profesionalizmin.

“Kjo aleancë e shpresës, është e ndërtuar me synime dhe parime fundamentale. Të ndërtojmë një shtet të fortë ekonomikisht, të ngrisim standardin jetësor të qytetarëve e bashkë me të edhe vetëdijen. Ne do ta ndërtojmë një vend për qytetarët, ku të gjithë do të kenë të drejta të barabarta”, ka thënë ai.

Presidenti Pacolli ka treguar se baza e këtij koalicionit do të jetë rritja ekonomike mbi 8% dhe krijimi i mbi 70 mijë vendeve të reja të punës. “Në mandatin e parë do të përgjysmojmë importin nga Serbia, ndërsa në vitin e parë të qeverisjes, të rinjve do t’iu kthehet perspektiva pasi që ata do të kenë mundësi të punësohen. Entet e punësimit do te kthehen ne grupe pro-aktive, që do te merren me shqyrtimin e ideve brilante të cilat burojnë nga rinia”, ka thënë presidenti Pacolli.

UBT

Lideri i AKR-së ka shtuar më tej se zgjedhja e koalicioni i shpresës, do ta përmirësoje imazhin e Kosovës në botë dhe kjo do të ndikojë që njohjet për shtetësinë e saj të rriten. Presidenti Pacolli gjatë fjalimit të tij në tubimin qendror të Fushatës në Prishtinë, ka folur edhe për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. Ai ka thënë se me koalicionin AKR-LDK-LD- Alternativa, diaspora do të jetë e përfaqësuar edhe në proceset vendimmarrëse në institucionet e Kosovës. Numri një i AKR-së theksoi se koalicioni i shpresës dhe bashkimi i njerëzve të suksesit dhe kuadrove profesionale është jetësim i ëndrrës së presidentit Rugova.
“Ne jemi betuar se do të punojmë për qytetarët e Kosovës, ndërsa ëndrrën e heronjve për Kosovën e lirë dhe demokratike, do ta jetësojmë me vepra”, ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në fjalën e tij para qytetarëve të Prishtinës.

Ndërsa, kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se ky koalicion është bashkuar për t’u shërbyer qytetarëve me nder dhe me duar të pastra, me profesionalizëm e me dinjitet.

“Koalicioni ynë është alternativa e vetme që garanton zhvillimin ekonomik të Kosovës, mundësi për secilin qytetar dhe kujdes social për shtresat në nevojë. Është më e qartë se kurrë më parë se, ne jemi të vetmit që mund të përmbushim kriteret për ta bërë vendin tonë anëtar të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, siç thoshte gjithmonë Presidenti Rugova, për ta bërë të përjetshme dhe speciale miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka ndër të tjera thënë Hoti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: