FIDANISHTJA

Pacolli: Emigrimi i egër nuk ndalet me rezolutë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur rreth miratimit të rezolutës kundër migrimit që është bërë sot në kuvend si dhe për miratimin e qeverisë për faljen e borxheve kompanive publike nën shembullin e Kroacisë.

Ai i ka cilësuar këto dy lëvizje si jo të qëlluara.
“Emigrimi i egër si ai që po shohim nuk ndalet me rezolutë, megjithëse prej saj kuptojmë që palët politike në Kosovë, edhe merren vesh për diçka. Ndërsa për faljen e borxheve, për të cilën ende s’dihet fatura, kuptojmë se është një veprim ad hoc, i cili në një kuptim është dhe ndërhyrje e shtetit në punët e kompanive publike. Ky veprim do duhet studiuar që nëpërmjet tij të shmanget përfitimi i atyre që kanë para, por s’kanë dashur të paguajnë.Qytetarët s’kanë nevojë shumë për mëshirë, sesa kanë për politika zhvillimi”, ka shkruar në Facebook, Pacolli.

Lexoni postimin e tij:
Të gjithë partitë në Kuvend kanë miratuar një rezolutë kundër migrimit ndërsa qeveria ka miratuar faljen e borxheve kompanive publike nën shembullin e Kroacisë.
Të dyja nuk janë lëvizje bash të qëlluara. Emigrimi i egër si ai që po shohim nuk ndalet me rezolutë, megjithëse prej saj kuptojmë që palët politike në Kosovë, edhe merren vesh për diçka. Ndërsa për faljen e borxheve, për të cilën ende s’dihet fatura, kuptojmë se është një veprim ad hoc, i cili në një kuptim është dhe ndërhyrje e shtetit në punët e kompanive publike. Ky veprim do duhet studiuar që nëpërmjet tij të shmanget përfitimi i atyre që kanë para, por s’kanë dashur të paguajnë.
Qytetarët s’kanë nevojë shumë për mëshirë, sesa kanë për politika zhvillimi.

FIDANISHTJA

Në shumë vite si ndërmarrës kam parë, por mbi të gjitha kam implementuar shumëçka në politika zhvillimore nga Jugu në Veri, nga Perëndimi në Lindje të globit:
Kam studiuar dhe ndërtuar fabrika në të gjithë sektorët- tekstili, ushqimore, plastike, etj. Kam projektuar dhe ndërtuar spitale; kam administruar miniera të rendit të Trepçës dhe më të mëdha akoma, kam themeluar kryeqytete, teatro të mëdhenj, kam ndërtuar aeroporte, stadiume dhe autostrada.

Në fushatën e zgjedhjeve të fundit ku ne humbëm për shkak të ndershmërisë sonë, vullnetit për të mos u bashkuar me asnjë nga të mëdhenjtë, jam ndjerë i turpëruar.
E dini pse? Përkundrejt projekteve të mia zhvillimore, jo thjesht të imagjinuara nga librat, por të realizuar në praktikë, për zona të lira, për rivitalizimin e Trepçës, për platforma agroushqimore të mëdha, për Union Mbarëkombëtar ekonomik, fituan partitë e premtimeve të mëdha. A ishin të dëshmuar autorët e tyre?
Unë sot i sfidoj sërish autorët e tyre që të dëshmojnë seriozitetin e premtimeve të tyre: ku i kanë programet? Le të fillojnë të na tregojnë gërmat e para të projekteve të tyre imagjinare për punësime masive, për pensione të larta, për rroga mesatare 1000 euro-she. Sikur të ishin të vërteta vetëm 25% e tyre, sikur ata t’i tregonin dhe njëherë ato projekte, por kësaj radhe në terma ekzekutivë, mbase një pjesë e atyre që ikin sot do ndaleshin. Kosova do t’u dukej më e bukur dhe shpresa më e madhe!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.