Mobi Casa

Pacolli: Ekipi negociator nuk ka mandat të dialogojë për kufijtë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherit edhe zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli, ka thënë sot se grupi negociator i propozuar nga Qeveria e Kosovës pritet të kalojë sot në Kuvendin e Kosovës me shumicë të votave.
Në një deklaratë për media, Pacolli ka thënë se Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i ditur se Kosova i ka kufijtë e vet, ata të 2008-tës kur edhe është shpallur pavarësia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Tani ka konsultime mes partive politike dhe grupeve parlamentare. Qëndrimi i Qeverisë është që Kosova i ka kufijtë e 2008-tës kur është shpallë pavarësia. Grupi për dialog që është propozuar nga Qeveria do të kalojë nga Kuvendi. Opozita e ka të drejtën e vetë që të bojkotojë, do të doja që opozita të jetë pjesë e grupit dialogues, ne për opozitën kemi ndarë vendet në dialog”, ka thënë Pacolli.

Tutje, Pacolli ka thënë se ky grup i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk e ka në mandat të flas për territore apo për kufij. Ai ka thënë se nuk beson që as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përmendur një ndarje të mundshme të Kosovës.

Uji Dea

“Qëndrimi i Qeverisë është se ky grup që dialogon me serbët nuk ka kompetenca të fletë për kufijtë. Nuk besoj që as Presidenti i Kosovës ka thënë se do të ketë ndryshim të kufijve apo ndarje. Ne duhet të bisedojmë me serbët shumë shpejt dhe shumë shpesh për Demakroacionit. Unë nuk shoh ndonjë diferencë të madhe mes ndryshimit dhe Demarkacionit”, ka shtuar tutje ai.

Pacolli në fund ka thënë se dialogu me intensitet të plotë do të fillojë në shtator, dhe se aty pritet të jenë edhe përfaqësuesit e ekipit negociator./Lajmi.net/